Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Young Boys-Tirana. Rezultati 3-0

Tirana luan “ndeshjen e jetës”  në Zvicër dhe një mrekulli në Bernë do t’i jepte për herë të parë mundësinë për të qenë pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Europës.

Edhe pse kampionët e Zvicrës janë favoritë absolutë në letër, bardheblutë do të tentojnë gjithçka për gjithçka, për mrekullinë.

 

LIVE: YOUNG BOYS – TIRANA 3-0

Fasnacht 42′ , Nsame 52′ , 64′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

87′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, vendin e tij e zë Halili.

86′ Kale ndëshkohet me karton të verdhë!

85′ Zëvendësim te Tirana, largohet Muçi, vendin e tij e zë Hoxhallari.

80’ Jang Bojs nuk kënaqet me epërsinë e 3 golave. Kërkon të shënojë edhe të katërtin duke ushtruar presion në portën bardheblu.

71′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kobina, vendin e tij e zë debutuesi Sasraku.

66′ Tirana me 10 lojtarë, Torasa ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë!

64’ GOL JANG BOJS 3-0/ Tronditet për herë të tretë porta e Tiranës. Ishte përsëri sulmuesi Nsame që ndëshkon bardheblutë, të cilët protestojnë për pozicion jashtë loje, por për gjyqtarit gjithçka është e rregullt!

63’ Tirana provon të reagojë me Torasën, i cili provon të shërbejë për Muçin, por harkimi i tij ishte i gabuar.

60’ Pavarësisht epërsisë së 2 golave, Jang Bojs, vazhdon të dominojë në fushë, duke ushtruar presion në portën e Tiranës, e cila duket e pafuqishme dhe gabon edhe pasat e thjeshta.

52′ GOL JANG BOJS 2-0/ Shuhen shpresat e bardhebluve. Vendasit realizojnë edhe golin e dytë me sulmuesin Nsame. I cili me portën e boshatisur nuk fali duke e shtyrë topin në rrjetë.

49’ Hefti harkon përsëri nga e djathta, Bekaj del dhe kontrollon topin.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime!

Mbyllet pjesa e parë

42′ GOL JANG BOJS 1-0/ Zhbllokohet sfida! Vendasit gjejnë golin e avantazhit me numrin 16 Fasnacht! Pas një harkimi nga e majta, i vetëm brenda zonës, mesfushori i Jang Bojs, nuk ka falur duke e dërguar topin në rrjetë.

39′ Torasa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

31′ Provon Seierro me një goditje të rrezikshme nga distanca, topi shkon mbi kuadratin e Bekajt.

29′ Kobina shërben bukur për Muçin, e ul sulmuesi i Tiranës, por i shkëputet shumë nga kontrolli në momentin e uljes.

25′ Shtatë goditje nga këndi të fituara nga skuadra vendase që ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Tiranës.

20′ Për fatin e mirë të Tiranës, tentativat e shumta të Jang Bojs, kanë shkuar jashtë kuadratit, duke e mbajtur të paprekur në këto minuta portën e Bekajt. I shqetësuar trajneri Egbo!

18′ Goditje dënimi për Jang Bojs, në limitet e zonës. Batha ndëshkohet me karton të verdhë, për protestë.

15′ Më kërkuese skuadra e Jang Bojs në këto minuta që rrezikon me 2 goditje nga këndi. Portieri Bekaj, për pak sa nuk e katranos me daljen e tij.

10′ Kundërpërgjigjet Tirana me Kale, i cili provon 2 herë, por ndalet nga portieri i Jang Bojs.

8′ Minuta ankthi për Tiranën, Ngamaleu shpërdoron një rast të artë shënimi i vetëm përballë Bekajt. Me fat skuadra shqiptare.

3′ Rrëmujë në zonën bardheblu, shpëton për mrekulli Tirana.

2′ Rrezikshëm Jang Bojs me Sierro, që provon të gjuajë drejt portës, por topi devijohet në këndore.

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Partizani viziton Thumanën, ndihma për të dëmtuarit (FOTO)

Delo.autor

KLOPP ZBULON KUNDËRSHTARËT/ Ja dy rivalët që donte të shmangte në Champions League…

Isa.Autor

“ISHTE NJË NATË SPECIALE”/ Trajneri Conte: Tani mund të ëndërrojmë për titullin!

Delo.autor

Leave a Comment