Futboll La Liga Sport

PAS EDEN HAZARD/ Dëmtohet edhe ylli tjetër i Real Madrid. Do të mungojë dy muaj

Lajm i keq për Real Madridin: Carvajal u dëmtua në stërvitjen e këtij mëngjesi në Valdebebas. Ai pëson një dëmtim të ligamentit anësor të brendshëm të gjurit, sipas raportit mjekësor të klubit, dhe do të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj. Lojtari tashmë iu është nënshtruar testeve, që konfirmojnë dëmtimin, duke e bërë të pamundur edhe për kombëtaren spanjolle. Luis Enrique e kishte përfshirë këtë mëngjes në listën e ndeshjeve kundër Portugalisë (miqësore), Zvicrës dhe Ukrainës (Liga e Kombeve). Dëmtimi i Carvajal i hap mundësinë Odriozola, i cili filloi kundër Valladolid, si alternativa e vetme për trajnerin Zidane në të djathtë të mbrojtjes.

Opsione të tjera për të zëvendësuar Carvajal gjatë kësaj kohe janë Lucas Vázquez ose Mendy, nëse adaptohen. Carvajal, gjithashtu, humbet premierën e Ligës së Kampionëve të Real Madridit, e planifikuar për në tetor. Të bardhët ranë në një grup me Inter, Shaktar Donetsk dhe Borussia Monchengladbach. Në La Liga, ai përjashtohet nga “El Clasico” e 25 tetorit, përveç dueleve kundër Levante, Cádiz, Huesca, Valencia dhe Villarreal. Kjo e fundit e planifikuar për më 22 nëntor. Carvajal bashkohet me dëmtimin e Hazard, i cili, gjithashtu, iu dha një goditje të rëndë planeve të Zidane. Belgu do të mungojë tri ose katër javë për shkak të një dëmtimi të muskujve në këmbën e djathtë, kështu që debutimi i tij këtë sezon do të duhet të vazhdojë të presë.

Related posts

Nuk ka fitues në sfidën mes Celta Vigos e Barcelonës, çerekfinalisti mësohet në “Camp Nou”

Q.Autor

REAL MADRID NUK NDALET/ Ja kush është zyrtarizimi i radhës i merkatos

Delo.autor

Portieri Alison: Nga Salah duhet të kemi frikë siç kishim ndaj…

Sadik.Autor

Leave a Comment