Futboll Seria A Sport

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Juventus kërkon yllin italian, lojtari i “bardhezinjëve” e mban “peng”

Juventus po përpiqet të nënshkruajë më Federiko Kiezën nga Fiorentina, por bardhezinjtë duhet të shesin Dagllas Kostën në fillim që ti hapin vend në formacion. Por bardhezinjtë po hasin vështirësi për të shitur brazilianin, pasi ky i fundit refuzoi një kalim tek Mançester Junajtid.

Kieza

“Gazzetta Dello Sport” raporton se Kieza po mbahet pezull nga Kosta, pasi braziliani nuk dëshiron të largohet nga Juventusi. Kosta i’u ofrua Mançester Junajtid, por braziliani refuzoi. Juventusi dhe Fiorentina raportohet se kanë arritur marrëveshje për Kiezën, me bardhezinjtë që do paguajnë 10 milionë për huazimin dhe 50 milionë të tjera për blerjen përfundimtare.

Bardhezinjtë gjithashtu po përpiqen të shesin Kediran dhe De Shiljon.

Related posts

Chelsea përmbys Southamptonin, shënon sërish Giroud

Sadik.Autor

“PROVOKIM” NË MAQEDONI/ Kosovën e lënë të stërvitet pa drita para ndeshjes vendimtare

Delo.autor

FIRMOSI ME LIVERPOOLIN/ Portieri i dërgon mesazhin e lamtumirës Romës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment