Futboll Seria A Sport

BARAZIMI NDAJ INTER/ Shikoni vlerësimin dhe statistikat e Strakoshës

Lacio barazoi në shtëpi ndaj Interit me rezultatin 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Serisë A. Një rezultat pozitiv ky për të kaltërit e Simeone Inzagit, duke ditë që përballë kishin një skuadër pretendente për fitimin e kampionatit.

Si gjithmonë, titullar në përballjen e sotme u aktivizuar portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha, i cili bëri deri diku një paraqitje të kënaqshme. Me përjashtim të golit që edhe mund ta kishte evidentuar, pjesa tjetër e ndeshjes ishte OK.

Gardiani shqiptar arriti të neutralizonte 3 gjuajtjet e tjera drejt portës të zikaltërve, duke ruajtur barazimin. Për sa i përket lojës me këmbë, 71% të pasimeve të 25-vjeçarit rezultuan të sakta. Strakosha është vlerësuar nga “SofaScore” me notën 6.8.

VLERËSIMI I “SOFASCORE”, PËRGATITUR PËR “PANORAMA SPORT”

lacio

Related posts

NATIONS LEAGUE/ FSHF nxjerr në shitje biletat për Izraelin, ka çmime interesante

Isa.Autor

I SHËNOI CHAMPIONS/ Juventusi do yllin e Ajaxit

Delo.autor

FITOI 7 TITUJ RADHAZI ME JUVENTUSIN/ Zvicerani paralajmëron “Topçinjtë” : Dua të luaj më shumë në…

Delo.autor

Leave a Comment