Futboll Ligue 1 Sport

 Federata qetëson Didier Deschamps para nisjes së Kupës së Botës

Trajneri i Francës Didier Deschamps ka marrë një mbështetje të madhe nga Federata Franceze e Futbollit në prag të nisjes së kampionatit botëror. Në media zërat për marrjen e detyrës së teknikut të “Les Bleus” nga ish trajneri i Realti Zinedine Zidane janë shtuar së tepërmi.

Të frikësuar se këto lajme mund të ndikojnë në përqendrimin si të trajnerit, ashtu edhe të futbollistëve, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët, deklaroi se në drejtimin e përfaqësueses do të jetë Deschamps deri në vitin 2020, vit kur përfundon edhe kontrata e tij.

“Deschamps ka një kontratë me ne deri në vitin 2020. Nuk ka asnjë klauzolë specifike largimi në të. Ai do të qëndrojë.”, tha Le Graët në një intervistë për radion “RMC”.

Sa i përket shanseve që Zidane ka për tu bërë trajneri i Francës, numri 1 i futbollit francez u shpreh se është më mirë që t’i jepet fund kësaj situate, pasi ai nuk ka komunikuar fare me ish-trajnerin e Realit të Madridit në lidhje me këtë.

Le Graët bëri të ditur objektivin e skuadrës së Francës, që është një rezultat më i mirë sesa ai i Botërorit 2014, ku Franca u eliminua në çerekfinale. Nëse “gjelat” shkojnë në gjysmëfinale, do të përfitojnë 150 mijë euro, ndërsa nëse kapin finalen lojtarët do të shpërblehen secili me 280 mijë euro.

Related posts

MYRTO UZUNI VENDOS REKORD/ Shënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadës

F.autor

PAS HUMBJES NDAJ WOLVES/ Maurizio Sarri: Ne ishim papritmas një ekip tjetër, prandaj unë…

Isa.Autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Sozia e Alexandër-Arnold drejt Milanit, por fillimisht duhet zgjidhur një çështje

Delo.autor

Leave a Comment