Futboll Seria A Sport

“VIRUSI MË I KEQ ËSHTË JUVENTUS”/ Tifozët e Napolit shfryjnë ndaj bardhezinjve pas humbjes 3-0 në tavolinë (FOTO)

Humbja 3-0 në tavolinë përballë Juventusit ka acaruar tifozët e Napolit. Pasi Liga italiane konfirmoi se në rast moszhvillimi të sfidës së programuar për ditën e diel në orën 20:45 Juventusi fitonte në tavolinë, pëkrahësit e Napolit kanë shpalosur banderola që sulmojnë klubin bardhezi.

Skuadra e Juventusit zbriti në fushë e tij duke treguar se ishte gati që takimi të luhej. Drejtuesit e Napolit nuk pranuan që skuadra të udhëtonte drejt Torinos pas rasteve me koronavirus në ekip.

Mossensibilizimi i palës bardhezi me Napolin që takimi të luhej në një datë tjetër u ka lënë shije të hidhur tifozëve napolitanë.

“Virusi më i keq është Juventusi” dhe “Federata, shërbëtore e padronit” u shpalosën para stadiumit të Napolit.

EjgjnYDWAAErhXu

Related posts

HISTORIKE/ Ndeshja e NBA-së gjykohet nga dy gjyqtare femra

Delo.autor

David Suazo do të jetë trajner i ri te Brescia

Sadik.Autor

DERBI LIVERPOOL-EVERTON/ Shikoni veprimin e tifozëve në “Anfield” që po bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment