Futboll Seria A Sport

“VIRUSI MË I KEQ ËSHTË JUVENTUS”/ Tifozët e Napolit shfryjnë ndaj bardhezinjve pas humbjes 3-0 në tavolinë (FOTO)

Humbja 3-0 në tavolinë përballë Juventusit ka acaruar tifozët e Napolit. Pasi Liga italiane konfirmoi se në rast moszhvillimi të sfidës së programuar për ditën e diel në orën 20:45 Juventusi fitonte në tavolinë, pëkrahësit e Napolit kanë shpalosur banderola që sulmojnë klubin bardhezi.

Skuadra e Juventusit zbriti në fushë e tij duke treguar se ishte gati që takimi të luhej. Drejtuesit e Napolit nuk pranuan që skuadra të udhëtonte drejt Torinos pas rasteve me koronavirus në ekip.

Mossensibilizimi i palës bardhezi me Napolin që takimi të luhej në një datë tjetër u ka lënë shije të hidhur tifozëve napolitanë.

“Virusi më i keq është Juventusi” dhe “Federata, shërbëtore e padronit” u shpalosën para stadiumit të Napolit.

EjgjnYDWAAErhXu

Related posts

Milan i Gattuso, skuadra që godet më shumë portën në Serie A!!!

Q.Autor

NGA JUVENTUS TEK PSG/ Kush është favorit për të fituar Champions, shanset e 20 klubeve për të fituar trofeun

Delo.autor

Daja: Kur arrin një stad duhet të kërkosh nivel tjetër, ja si e motivoi klubin ekipin në këto ditë të vështira

Q.Autor

Leave a Comment