Futboll Premier League Sport

MESFUSHORI FLUTURON DREJT LONDRËS/ Arsenal paguan klauzolën e lojtarit të Atleticos, nis gara me kohën

Arsenali ka paguar klauzolën e lirimit të Thomas Partey dhe diçka e tillë është konfirmuar dhe nga La Liga. Anglezët kanë derdhur 50 milionë euro në arkat e madrilenëve.

Tani ka nisur gara me kohën, pasi duhet që lojtari të kryejë vizitat mjekësore dhe të plotësohen dokumentet mes klubeve. Thomas ka fluturuar drejt Londrës, ndërsa do të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2025.

Futbollisti këmbënguli për t’u larguar nga Atletico dhe trajneri Mikel Arteta e donte me çdo kusht. Mbetet për t’u parë nëse Arsenali do t’ia dalë mbanë.

Related posts

TËRMET TE MILANI/ Pas largimit të sigurtë të Boban e Maldinit, trajneri mendon dorëheqjen pas ndeshjes me Juven

F.autor

PREMIER LEAGUE/ Aguero ngjit Cityn në krye, Abraham nuk mjafton për Chelsean

Delo.autor

“O SA MIRË ME QEN SHQIPTAR”/ Lot dhe përqafime, shihni festën në dhomat e zhveshjes. Duka në versionin “ultras”

F.autor

Leave a Comment