Futboll Premier League Sport

MESFUSHORI FLUTURON DREJT LONDRËS/ Arsenal paguan klauzolën e lojtarit të Atleticos, nis gara me kohën

Arsenali ka paguar klauzolën e lirimit të Thomas Partey dhe diçka e tillë është konfirmuar dhe nga La Liga. Anglezët kanë derdhur 50 milionë euro në arkat e madrilenëve.

Tani ka nisur gara me kohën, pasi duhet që lojtari të kryejë vizitat mjekësore dhe të plotësohen dokumentet mes klubeve. Thomas ka fluturuar drejt Londrës, ndërsa do të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2025.

Futbollisti këmbënguli për t’u larguar nga Atletico dhe trajneri Mikel Arteta e donte me çdo kusht. Mbetet për t’u parë nëse Arsenali do t’ia dalë mbanë.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Mësohen 10 skuadrat që do të shkojnë në play-off nga Afrika, nuk mungojnë surprizat

Delo.autor

FESTOI SI RONALDO PAS GOLIT TË SHËNUAR/ Por ja e vërteta e asaj që bëri Ansu Fati (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri i RB Leipzig e dëshpëron Liverpoolin

Q.Autor

Leave a Comment