Gossip

FESTON 1-VJETORIN E LINDJES/ Granit Xhaka publikon pozat e ëmbla të vogëlushes (FOTO)

Një vit më parë, futbollisti Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Ayana.

granit xhaka (5)

Sot, vogëlushja feston 1-vjetorin e lindjes dhe këtë moment të bukur, çifti ka vendosur ta ndajë me të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale.

granit xhaka (1)

“Gëzuar ditëlindjen princesha ime e bukur. Nuk mund ta besoj që u bëre 1 vjeç. Faleminderit që gjithmonë më bën të buzëqesh. Jam babai më i lumtur në botë prej teje”- shkruan Graniti krahas postimit.

granit xhaka (4)

Një urim të tillë i ka bërë edhe Leonita vajzës, ku ndër të tjera shkruante:

granit xhaka (9)

“Falënderoj Zotin për ty çdo ditë. Je bota ime, gjithçka e imja, mikja ime përjetë. Të dua shumë engjëlli im”.

Çifti i ka organizuar Ayanas një set fotografik, të cilin do ta ketë një kujtim të bukur.

Related posts

JOSHËSE dhe BOMBASTIKE/ Blanca Padilla ka bërë një Spanjë të flasë për të (FOTO)

Isa.Autor

Ronaldo jashtë fushe, njihuni me 30 të dashurat BOMBASTIKE të portugezit (FOTO)

Isa.Autor

MËNGJESE TË ËMBLA/ Shihni si e zgjon gruaja Lorik Canën në shtrat (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment