Gossip Sport

Icardi nuk ndalet, vargje dashurie për Wandan

Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë festuar ditën e djeshme përvjetorin e dasmës së tyre. Çifti argjentinas e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 28 majin e vitit 2014-të. Ata kanë së bashku dy vajza, Francesca dhe Isabella. Ndërkohë që modelja 31-vjeçare ka edhe tre djem nga martesa e mëparshme që ka pasur me futbollistin tjetër argjentinas, Maxi Lopez. Kapiteni i Interit, i ka kushtuar një dedikim të veçantë përmes një postimi të bërë në profilin e tij në “Instagram” bashkëshortes së tij për katër vitet e bukura që kanë jetuar deri më tani së bashku.

“Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Sot bëhen 4 vite që nga dita që vendosëm që ndërtojmë familjen tonë. Dita e martesës sonë. Faleminderit që je personi që më shoqëron çdo ditë të jetës, që je gjithmonë prezent kudo me ma, personi që kërkon më të mirën për mua në çdo sekondë. Të dua gjithmonë e më shumë. Faleminderit. Të dua Wanda”- ka shkruar 25-vjeçari. Por, edhe Wanda nuk ka hezituar që të bëjë një postim për partnerin e saj.

“Premtimet e asaj nate, për gjithë jetën. Të dua Mauro”- ka shkruar ajo karshi fotos së dasmës ku ka shkëmbyer një puthje tepër romantike me sulmuesin.

Related posts

E FUNDIT/ JUVENTUS vendos për të ardhmen e Pjanic, tifozët bardhezi të…

Isa.Autor

“ASKUSH NUK ËSHTË SI…”/ Samuel Eto’o vendos “notat”, zgjedh trajnerin dhe futbollistin më të mirë

Delo.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Nica: Dua rezultat pozitiv, fitorja e rivalëve na shton presionin

Delo.autor

Leave a Comment