Futboll Seria A Sport

U MBYLL TREGU I TRANSFERIMEVE/ PSG-Skriniar dështoi për dy pengesa ditën e fundit të merkatos

Një përpjekje e fundit, e dëshpëruar para ngritjes së flamurit të bardhë. Paris Saint-Germain përfundoi tregun e transferimeve të verës pa zëvendësuar Thiago Silva në qendër të mbrojtjes, por përmes ambasadorit Marcelo Simonian u përpoq për të rrëmbyer Milan Skriniar nga Interi.

Leonardo, i cili vendosi sllovakun në krye të listës pa pasur megjithatë fondet e menjëhershme për ta paguar atë, ka vendosur në tryezë një ofertë huazimi prej 2 milion, me të drejtën e blerjes në një vit me 40 milion plus 5 të tjera shpërblimesh (lehtë)

Vlerësimi jo shumë larg nga ai i bërë nga Interi në negociatat me Tottenham, një propozim që zikaltërit do të kishin pranuar nëse do të kishte mbërritur disa ditë më parë.

Por 24 orë pas gongut të tregut, nuk do të kishte më mundësinë e zëvendësimit të Skriniar, gjithashtu sepse zgjedhja e parë Chris Smalling tashmë priste kthimin e tij në Romë. Lidhur me formulën, megjithëse Inter preferoi një shitje përfundimtare me para të menjëhershme, në fund të fundit nuk do të kishte pasur probleme.

Pengesa e fundit, mendimi i sllovakut, i cili gjithmonë ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Inter, pavarësisht një kontakti pesë-vjeçar prej 6 milion neto në sezon që e pret atë në Paris, shumë më shumë sesa pritej nga ai aktual (pothuajse dyfishi). Largimi në momentin e fundit nuk do të kishte qenë një vendim i mençur nga këndvështrimi i tij.v

Related posts

Fushatë rinovimesh te KUKËSI, verilindorët “blindojnë” shtyllat e ekipit (DETAJE)

Isa.Autor

Shënon dhe feston ndaj ish-ekipit, Wagner: Nuk më “plas” fare

Q.Autor

NGA MË I URRYERI NË “HERO”/ Ja kush është presidenti i klubit të njohur që mund të shpëtojë botën nga Koronavirusi

Delo.autor

Leave a Comment