Europa League Futboll Sport

PAS ELEMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Më vjen të plas, Duhet ta hanim fushën pasi…

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, foli pas eliminimit nga Liga e Europës për mediat italiane, duke u shfaqur tepër i zymtë, ndryshe nga drejtori sportive Leonardo, që ia vuri fajin gjyqtarëve për këtë eliminim të kuqezinjve. Sipas Gatuzos, skuadra e tij ia dhuroi ndeshjen Olimpiakosit dhe duhet ta gjejë fajin te vetja.

 

“Jam i mërzitur. Ju duhet ta kuptoni se Milani ka miliona tifozë. Episodet mund t’i diskutojmë, por kur krijon 7-8 raste për gol e në rastin e parë të rrezikshëm komentojmë gabimet në seri, kjo është e drejtë që të shkojmë jashtë. Ja dhuruam ndeshjen Olimpiakosit. Para se të mendojmë për arbitrin, boritë, publikun, topat e hedhur në fushë, duhet të shikojmë veten.

Milani nuk e humbi ndeshjen, sepse ata luajtën mirë, por u treguan më të zgjuar. Më vjen të plas! Jemi më të fortë se Olimpiakosi dhe prap pësuam tri gola. Duhet ta hanim fushën pasi pësuam dy gola…”.

Related posts

KOSOVË/ Eroll Salihu, zgjidhet kryetar i Komisionit të Arbitrazhit Sportiv

Delo.autor

SLLOVENI-KOSOVË/ Muriqi finanlizon me gol, sllovenët barazojnë me thembër (VIDEO)

Delo.autor

U LARGUA NGA FUTBOLLI/ Ja roli i ri i Andrea Barzagli tek Juventus për sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment