Futboll Premier League

Imazhet e “VAR”-it të Kupës së Anglisë bëjnë xhiron e botës

Në sfidën e luajtur mes Huddersfield dhe Manchester United, e fituar 2-0 në transfertë nga lojtarët e Mourinho-s, falë dygolëshit të Romelu Lukaku, i është anuluar një gol Juan Mata-s për një pozicion jashtë loje. Në Kupën e Anglisë mund të përdoret “VAR” dhe imazhet e përdorura kanë bërë xhiron e botës. Po, sepse siç mund të shihet në fotografi, vijat lënë shumë për të dëshiruar: nuk janë të sakta, nuk janë bindëse dhe nuk janë të drejta. Pas disa minutash, Kevin Friend, arbitri i ndeshjes, ka vendosur të anulojë golin (gjuri i spanjollit duket se është përtej mbrojtësit të fundit). Ndërkohë, imazhet e para në televizor me vijat e “VAR” e jepnin golin të rregullt.

var-impreciso-le-linee-in-fa-cup-sono-storte-23639-1

var-impreciso-le-linee-in-fa-cup-sono-storte-23639-2

var-impreciso-le-linee-in-fa-cup-sono-storte-23639-3

 

Related posts

“PAS NJË NDALESE PREJ TRE MUAJSH…”/ Zeman: Juventus do ta fitojë titullin, por po e ndihmonë

Delo.autor

Njihuni me mjeshtrat e goditjeve të lira në Bundesliga

Sadik.Autor

O SHQIPTARE, O HIÇ FARE/ “The Sun” MARROSET me gruan SEKSI të MUSTAFIT

Isa.Autor

Leave a Comment