Futboll Premier League Sport

​Klopp e mbron Salahun pas akuzave për simulim, “FAF” nuk pranoi ta dënojë egjiptian

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, I ka dalë në mbrojtje sulmuesin e skuadrës së tij, Mohamed Salahun, pas akuzave që i janë drejtuar këtij të fundit për simulim gjatë dy ndeshjeve të fundit të Liverpoolit në Premierligë.

Lojtarët dhe tifozët e Arsenalit mbetën të zemëruar me egjiptianin pasi përfundoi ndeshja mes dy klubeve, pasi që këta të parët mendonin se Salahu kishte simuluar për ta fituar penalltinë e parë.

Salahu arriti ta shënojë golin nga 11-metërshi, mirëpo u konfrontua nga Sokratis përderisa lojtarët po hynin në tunel pas përfundimit të pjesës së parë. Egjiptiani u mbrojt nga kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk në këtë rast.

Për më tepër, vetëm tri ditë më parë, Salahu ishte akuzuar se kishte simuluar për ta fituar një penallti edhe në ndeshjen kundër Newcastleit. Federata e Futbollit të Anglisë nuk pranoi ta dënojë egjiptian, përkundër kërkesave për këtë gjë.

“A duhet të shohim gjak për ta akorduar një penallti? Mendoj që jo. Në atë moment, nëse Salah nuk do të ishte penguar dhe do ta kishte bërë hapin e radhës dhe do të kishte gjuajtur, ne e dimë se ai e bën shumë mirë këtë gjë”, ka thënë Klopp.

“Nuk kam asnjë ide se çfarë po ndodhte përreth, mirëpo gjyqtari ishte shumë afër tyre. Ne nuk kemi lojtarë që simulojnë dhe ai nuk ishte simulim. As penalltia tjetër [e fituar nga Dejan Lovren] nuk ishte simulim. Gjyqtari vendosi ashtu”.

Related posts

NDOQI DERBIN NDAJ TIRANËS NGA TRIBUNA/ Sulmuesi i ardhur me bujë jashtë planeve të Partizanit

Delo.autor

“ÇMENDURI”/ Messi humb toruan, gjuan gjyqtarin. Vetëm karton i verdhë (VIDEO)

Delo.autor

U BLE ME BUJË NË MERKATON E JANARIT/ Inter gati ta shesë pasi nuk ka bindur

Delo.autor

Leave a Comment