Futboll Seria A Sport

REZULTOI NEGATIV NË DY TESTET E FUNDIT/ Merr fund makthi, Ibrahimovic rikthehet në stërvitje

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në stërvitje me Milanin sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport. Suedezi iu bashku ekipit paraditën e sotme për të punuar përpara ndeshjes kundër Interit.

Shtatlarti humbi ndeshjet e fundit, pasi ishte i prekur nga COVID-19. Zlatan rezultoi negativ në dy testet e fundit dhe iu rikthye stërvitjes me skuadrën e tij.

Ai ia doli të bashkohej me “Djallin” përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Interit. Milani e ka nisur mjaft mirë kampionatin italian, pasi ka 9 pikë të plota me 3 ndeshje të luajtura.

Related posts

E BUJSHME/ Fati i Gattusos me Napolin duket i caktuar, tek skuadra e De Laurentiis priten rikthime të mëdha

Delo.autor

NË DILEME/ Mediat gjermane e bëjnë të kryer, ja ku pritet të transferohet MAVRAJ

Isa.Autor

FAVORITË DREJT SUPERIORES/ Futbollisti i Kastriotit këmbëngul që sezoni të mbyllet në fushë

Delo.autor

Leave a Comment