Futboll Sport

Gentian Begeja: Kujdes nga Lushnja, hap probleme!

Më 12 shkurt Gentian Begeja vendosi të hynte mes flakëve për të pranuar një post që ndoshta askush nga kolegët e tij nuk do ta kishte guximin t’i thoshte “po”. Teuta ndodhej në pozicion kritik, dhe duhej dikush me zemër të fortë dhe i lidhur pas këtij klubi që ta nxirrte në dritë. Begeja e pranoi sfidën, duke vendosur interesin e ngjyrave të klubit, ku u rrit si futbollist, e më pas si trajner, përpara interesit personal të një dështimi që mund të dëmtonte karrierën e tij. Sot ajo zgjedhje e guximshme i ka dhënë të drejtë, megjithatë tekniku 44-vjeçar nuk kërkon të marrë medaljet e mirënjohjes, por me modesti i ndan meritat me të gjithë skuadrën.

“Kur erdhëm me stafin gjendja s’ka qenë e mirë psikologjikisht. Kemi punuar shumë dhe djemtë janë përgjigjur. E theksoj së merita është e ekipit. I them “bravo”  skuadrës. Kemi patur luhatje, por e përgjithshmja është pozitive.”

Për ta kompletuar këte vepër, duhet fitorja ndaj Lushnjës, skuadër që në këtë edicion i ka krijuar jo pak probleme Teutës, për këtë arsye Begeja kërkon maksimumin e motivimit.

“Skuadra vjen pas fitoreve të merituara. Motivimi ndaj Lushnjës do të jetë maksimal. Mund të duket e lehtë, por kundërshtarët tanë kanë treguar që mund të të hapin punë.”

Tekniku i “Djemve të Detit” pranon se është paradoksale që të ketë kaq shumë diferencë në numra: sulmi i tretë më i mirë dhe mbrojtja e dytë më e dobët. Kritika e trajnerit bie mbi gabimet e evitueshme, që janë kryer në sfida të veçanta.

“Është paradoks, kemi sulmin e tretë më të mirë, por edhe mbrojtjen e dytë më të dobët. Edhe natyra ime ofensive ka ndikuar. Kemi rregulluar ekuilibrin në skuadër. Kemi marrë gola për faj të grupit dhe për gabime amatoreske.”

Kontrata e Begejës përfundon në fund të sezonit. E ardhmja është ende mister dhe vetë trajneri me ndjenjën e dëtyrës që ka marrë përsipër mendon vetëm për mbijetesën e skuadrës durrsake.

“Nuk është tema e momentit. Jam profesionist. E rëndësishme është që të mbijetojë Teuta, pastaj drejtuesit vendosin.”

Related posts

Kalon me sukses testet mjekësore, MILAN pranë zyrtarizimit të SUPER MESFUSHORIT

Isa.Autor

Mahrez ka vendosur! Ja te cila skuadër po transferohet

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ U largua nga KUKËSI, MUSOLLI gjen skuadër të re në kampionatin elitar të…

Isa.Autor

Leave a Comment