Futboll Premier League Sport

PREMIER PËRGATIT REVOLUCIONIN/ Ja çfarë duan të bëjnë Kampionët e Anglisë dhe Manchester United

Premier League po përgatitet për revolucionin.

Sipas Telegraph, Liverpool dhe Manchester United duket se kanë kërkuar një ndryshim rrënjësor të formatit.

Dy gjigantët e futbollit anglez duan të kalojnë nga 20 në 18 skuadra për Premier League dhe me vetëm dy skuadra që do të binin në Championship, e  fundit dhe e parafundit në renditje.

Në aspektin ekonomik, plani parashikon edhe se 25% të të ardhurave të Premier të ndahen me klubet e English Football (Championship, League One dhe League Two) dhe që nëntë formacionet me më shumë vite në  Premier League të bëhen “aksionare afatgjata” me mundësinë për të bërë ndryshime me mbështetjen e vetëm këtyre nëntë skuadrave.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ PSG hedh sytë nga Serie A, Leonardo ka një objektiv surprizë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Gjendja alarmante ndez Europën, yjet kërkojnë largimin nga Kina

Delo.autor

SKANDALI/ Dhuna në Peqin, i përfshirë edhe djali i drejtorit të klubit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment