Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Humbi 3-0 në tavolinë dhe mori -1 pikë penalizim, reagon Napoli

Napoli do të apelojë kundër vendimit të gjyqtarit sportiv për humbjen në tavolinë 3-0 kundër Juventusit. Sipas asaj që raporton Ansa, duke cituar një burim të kualifikuar nga klubi blu, Napoli do të apelojë në Gjykatën e Apelit Sportiv duke paraqitur të gjitha dokumentet që demonstrojnë vendimet e autoriteteve shëndetësore në bazë të infeksioneve Covid-19 dhe që e bëjnë të pamundur udhëtimin në Torino që Napoli kishte organizuar tashmë.

Lega Seria A në fakt ka zyrtarizuar vendimin e gjyqtarit sportiv, Gerardo Mastrandrea, për të vulosur 0-3 në tryezë kundër Napolit pas mosparaqitjes në ndeshjen në Torino kundër Juve. Sipas gjyqtarit, në dritën e rregullave sportive, nuk ka asnjë “rast force madhore” dhe “vlerësimi është i përjashtuar” për vendimet e autoritetit shëndetësor.

Napoli “kishte hequr dorë” për të luajtur ndeshjen në Torino me Juventusin edhe para se të vinte sqarimi përfundimtar negativ i ASL 2 dhe në fakt tashmë kishte anuluar fluturimin charter në Torino një mbrëmje më parë: kështu e shpjegon Gjykatësi Sportiv vendimin për të mos marrë në konsideratë shkakun e “forcës madhore” në mos prezantim në Allianz Stadium dhe humbjen pasuese në tavolinë.

Related posts

TRANSFEROI LOJTARIN E LIVERPOOL/ Kampionët e Europës padisin në FIFA Igli Taren, ja akuzat

Delo.autor

SULMI I “KORÇARËVE” KA HARRUAR TË SHËNOJË/ Mensah: Skënderbeu do të zhbllokohet dhe do ta kalojmë këtë…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Zvicra kryeson me “firmën e SHQIPTARIT” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment