Futboll Shqipëri Sport

HISTORIA E DJALOSHIT BERATAS/ Nga kamerier në Zakinthos tek CR7 në Champions, Uzuni po shijon lavdinë

Një gol dhe dy asiste në fitoren e fundit të Ferencvaroshit kanë bërë që Myrto Uzuni të vijë në këtë grumbullim në superformë. Sulmuesi kuqezi kaloi Koronavirusin dhe pati shansin që të zbresë në fushë kundër Juventusit dhe Ronalos, si ndeshjen debutuese në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, për të mbërritur në këtë moment që gjendet në piedestal, sulmuesi nuk e ka fshehur asnjëherë se ka sakrifikuar dhe vuajtur shumë. “Gazzetta.Gr”, rikthen në memorie historinë e djaloshit beratas.

“Uzuni po shndërrohet në yll te kampionët e Hungarisë. Ferencvarosh shpenzoi 2 milionë euro për sulmuesin që kish shënuar 12 gola dhe 7 asiste në 34 ndeshje me Lokomotivën e Zagrebit. Për të shpërblyer gjithçka, 25- vjeçari ishte i rëndësishëm me golin e shënuar ndaj Dinamos Së Zagrebit duke e eliminuar këtë të fundit dhe me një tjetër realizim ndaj Moldes, për të mbërritur në grupet e Champions-it. Deri më tani, në Hungari Uzuni ka realizuar 1 gol dhe 4 asiste në 4 ndeshje në kampionat.

Për këtë lavdi, Uzuni ka sakrifikuar shumë. Në moshën dhjetë vjeçare, me prindërit dhe dy vëllezërit emigroi në Zakinthos për një jetë më të mirë. Me talentin dhe ndjesinë për futbollin, ai u regjistrua në një akademi lokale, ku edhe mori leksionet e para të kësaj loje. Në të njëjtën kohë, ndihmonte prindërit e tij në Lokal si kamerier, në restorantin ku ata punonin. Ndoqi shkollën greke, por pa patur mundësinë për pasaportën greke dhe në moshën 17 vjeçare rikthehet në Berat, qytetin e tij të lindjes për të konkurruar në futboll me bashkëmoshatarët e tij.

“Zgjohesha në pesë të mëngjesit në Berat dhe në dimër ishte tmerrësisht ftohtë, duke menduar nëse një ditë do të mund të bëhesha futbollist”, citohet të ketë thënë më herët Uzuni në një intervistë. Me Ronaldon si frymëzim, Uzuni arriti që të ketë fatin të luajë përballë tij dhe Juventusit, pikërisht në debutimin në grupet e Champions-it.

Më herët, rrugëtimi i tij mund të lidhej sërish me Greqinë. Panionosit iu ofruan shërbimet e tij, para se nga Laçi të transferohej te Lokomotiva e Zagrebit, por u refuzua.

Këtë verë, para se të blihej nga Ferencvarosh, Majorka ishte e përzgjedhura e tij, por gjithçka ngeci dhe më pas Uzuni zgjodhi Hungarinë si skuadër më tepër premtuese se mund ta ngjisë mes më të mirave të Europës. Tanimë, pas Koronavirusit dhe minutave ndaj Juves, në kampionat Uzuni u rikthye me gol dhe dy asiste”, shkruan gjiganti mediatik në Greqi.

Related posts

MAROTTA/ Nëse nuk fitojmë titullin, do të jetë dështimi më i madh i historisë

Isa.Autor

REFUZOI SHQIPËRINË/ Nesër përballet për herë të dytë me Juven: Në të parën ndërrova fanellën me Pogba

Delo.autor

HAT TRICK “KALON” OQEANIN/ Peruja feston idhullin e saj si “Zoro” që dikur vishte fanellën e Milanit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment