Futboll Shqipëri Sport

NGA AZERBAJXHANI TEK EKIPI I KOSOVËS/ Ku janë sot heronjtë e Beogradit

Bekim Balaj është sim boli i dhunës së pë suar nga futbollistët e Kombëtares në ndeshjen e zhvilluar më 14 tetor 2014 në Beograd, ashtu siç edhe Lorik Cana është simboli i shqiptarit lider që mbron të afërmit e tij në rast rreziku. Po ku janë sot ata që ishin pjesë e titullarëve, stolit apo edhe stafit të Kombëtares shqiptare?

JASHTË SHQIPËRISË

Nisur me trajnerin dhe ndihmësin, e tij, Xhani de Biazi drejton sot kombëtaren e Azerbajxhanit, ndërsa Paolo Tramexani është trajner pa një skuadër dhe punon si opinionist. Ish-menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi, është sot trajner i Kombëtares U-21. Jashtë ekipit kombëtar është edhe ishkapiteni Cana, i cili ka deklaruar tërheqjen nga futbolli i luajtur, ndërsa është opinionist futbolli. I tërhequr nga Kombëtarja është edhe Mërgim Mavraj.

Jashtë Shqipërisë është edhe Debatik Curri, aktualisht zëvendëstrajner te Prishtina apo Orges Shehi, aktualisht trajner pa ekip dhe punon vetëm si opinionist. Ansi Agolli është praktikisht i tërhequr nga Kombëtarja, edhe pse e padeklaruar ende prej tij, njësoj si edhe Burim Kukeli.

Herolind Shala, në stol në Beograd, sot është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, një prej titullarëve të saj. Alban Meha e Valdet Rama janë të tërhequr nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe pjesë e futbollit gjerman. Gjithashtu, në Gjermani është edhe Edmond Kapllani, i tërhequr nga futbolli dhe aktualisht trajner në akademi futbolli dhe ekipe moshash. Hami Salihi, ish-sulmuesi, është aktualisht pjesë e stafit të Rejës, si një prej ndihmësve.

Related posts

PESHA E NJË YLLI NË SKUADËR/ “The Sun” ZBULON kushtin që Ronaldo i ka vendosur Solskjaerit

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS ME LAÇIN/ Formacioni i trajnerit Gega varet nga…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Partizani godet në shenjë, Sherif Kallaku vishet i kuq

Delo.autor

Leave a Comment