Futboll Shqipëri Sport

VAZHDON TË TREGOJË FORMËN E MIRË/ Ish-futbollisti i Shqipërisë shkund rrjetën në Rumani (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Shqipërisë Azdren Llullaku vazhdon të tregojë formën e mirë në futbollin rumun. Futbollisti i Konkordias realizoi golin e parë të sfidës me Universitatea Kluzh në minutën e 52-të të takimit të javës së tetë.

Pas një krosimi nga krahu, numri 10 i Konkordias kontrollon topin me këmbën e majtë dhe shënon saktë i rrethuar nga mbrojtësit kundërshtarë.

Llullaku u transferua te Konkordia në gusht të këtij nga Shakhtior Soligorski. Deri tani, ai ka realizuar 4 gola në 7 ndeshje të ligës së dytë rumune.

Llullaku ishte për disa vite pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

Related posts

Coutinho në grevë, kërkon kalimin tek Barcelona

Q.Autor

I JEP NJË KËSHILLË PILOTIT BRITANIK/ Flet ish-pronari i F1: Ferrari nuk është i përshtatshëm për Hamilton sepse…

Delo.autor

“BARCELONA ËSHTË LËNDUAR”/ Deklaron Pique: Ja fajtori për dështimin në fund të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment