Futboll Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI I DJEG ËNDRRËN/ Myrto Uzuni humbet duelin me “Pleshtin” në “Camp Nou”

Myrto Uzuni i pafat! Sulmuesi i Kombëtares, nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e nesërme ndaj Barcelonës në “Kamp Nou”. Kjo për shkak të Koronavirusit, që është duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë Europën, teksa i prekur i radhës ka qenë futbollisti beratas, i cili nuk figuronte në grumbullimin me skuadrën për ndeshjen ndaj Kisvarda në kampioantin hungarez të premten dhe ka munguar në stërvitje gjatë këtyre ditëve.

Kësisoj, shqiptari nuk iu bashkua ekipit që udhëtoi drejt Barcelonës për Ligën e Kampioneve. Uzuni humbet kështu përballjen historike me Lionel Mesin në “Kamp Nou”. Një ëndërr e djegur për talentin beratas.  Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e klubit për mungesën e Uzunit.

Mësohet se futbollisti nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, thjesht pret që tamponi të dalë dy herë negativ për t’u kthyer përsëri në fushën e lojës.

Related posts

FRIKA NGA LARGIMET/ Ja projekti i Barcelonës me rinovime kontratash dhe klauzolat e KRIPURA

Isa.Autor

“OKTAPODI” FRANCEZ/ “Ka ndalur MESSIN, por është mashtrues”, Kante: Nuk është e…(VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Irlanda Veriore-Holandë. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment