Kategoria Superiore Shqipëri

S’ka oferta për privatizimin e Vllaznisë, por për vlerësimin e saj

Dy ditë më parë, një deklaratë në media e nënkryetares së Bashkisë Shkodër, znj.Emilia Koliqi, ka trazuar jo pak gjëra. Në prononcimin e saj, ajo ka folur për procesin e privatizimit të KF Vllaznia, duke përmendur edhe muajin prill si më të përshtatshmin për mbylljen e këtij procesi.

Ajo, gjithashtu, ka përmendur faktin se janë dy operatorë ekonomikë, që po paraqesin dokumentacionin për të bërë vlerësimin e kësaj shoqërie. Kjo deklaratë e saj, në fakt është keqkuptuar në media. Diku u nxitua duke thënë se “Bashkia Shkodër i bën “presion” Fushajt”, ngaqë gjoja doli edhe kandidatura e dytë për ta blerë klubin.

Diku tjetër përcaktohen rivalët. Por, në fakt, nuk është as njëra dhe as tjetra.

Aktualisht ky proces është në fazën e vlerësimit të aseteve të Vllaznisë, njofton “Shkodra Sport”. Për këtë arsye, janë dy operatorë ekonomikë, që po konkurrojnë për ta fituar këtë të drejtë. Ky është hapi i parë.

Aktualisht nuk bëhet fjalë as për Fushaj dhe as për ndonjë biznes tjetër, që ka shprehur interesin për të blerë Vllazninë, sepse nuk është hapur ankandi. Pas përfundimit të vlerësimit, do të kalojë çështja në Këshillin Bashkiak, ku do të përcaktohet përqindja e aksioneve që do të shiten dhe më pas çështja do të shkojë në ministri, institucion që do të hapë ankandin.

Pra, për momentin nuk ka biznese që kanë shprehur interesin për blerjen e Vllaznisë sepse procesi ende nuk ka nisur.

Related posts

PO SHKËLQEJNË/ Ecuria e PARTIZANIT të SKËNDER GEGËS, ndër më të mirat në Ballkan

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Vllaznia bën goditjen “big”, Klubi hidhet në sulm për akordin me… Bekim Balaj

Delo.autor

E BUJSHME/ Media e madhe gjermane reportazh për derbin Tirana-Partizani: Lufta i kalon kufijtë sportivë

F.autor

Leave a Comment