Futboll Seria A Sport

“INTER I NGADALTË NË MBROJTJE”/ Sacchi: Ja pse Milan e sulmoi fort. Ibrahimovic ishte sekreti i taktikës në vijim

Arrigo Sacchi ka komentuar derbin e Milanos nga kolonat e Gazzetta dello Sport. Ish-trajneri dhe një ndër më të respektuarit në futboll, i jep merita kuqezinjve.

“Milani i Piolit fitoi me meritë dhe u tregua më shumë ekip sesa Interi. Kuqezinjtë e filluan shumë mirë, duke ushtruar presion te kundërshtari i tyre dhe duke e sulmuar me veprime dhe kundërzbritje të kryera me shpejtësi, gati e pamundur të mbahej për shkak të mbrojtjes së ngadaltë dhe të pambrojtur të Interit.

Kuqezinjtë shfrytëzuan “fenomenin” Ibrahimovic i cili fitoi të gjitha duelet ajrore dhe gjithashtu shënoi dy gola.

Djemtë e Pioli kur ishin në telashe largonin topin ose krosonin për kokën e Ibrahimovic, që gjithmonë fitonte duelet me mbrojtësit zikaltër.

Lavdërime për Piolin dhe djemtë e tij të cilët ishin të guximshëm duke mos përdorur taktika. Ata luajtën 4 kundër 4 në mbrojtje.

Kuqezinjtë, megjithatë, shijuan një filtër më të mirë dhe një ndihmë nga mesfusha me Bennacer, Kessie dhe Calhanoglu.

Milani ishte më organik, më kompakt dhe më agresiv. Fuqia e rinisë dhe puna që Stefano ka kryer që nga viti i kaluar po japin rezultate të papritura.

Urime të gjithëve dhe Paolo Maldini i cili ka treguar aftësi dhe guxim me investime minimale”.

Related posts

SHQIPËRIA-KOSOVA/ Një përballje speciale, që do të shërbejë për sfidat e Nations League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Buffon zbulon arsyet: Ja pse ika nga Parisi

Delo.autor

MIQËSORE/ Italia triumfon me “POKER” ndaj Estonisë. Mbrëmja e italo-gjermanit Grifo dhe debutimi i milanistit

Delo.autor

Leave a Comment