Sport

AKSIDENTI I FRIKSHËM/ Çiklisti përplaset me motorin dhe fluturon në rrugë (VIDEO)

Një aksident i frikshëm i ka ndodhur çiklistit francez Julian Alaphilippe, gjatë edicionit 2020 të “Tour des Flandres”.

Ai ishte në krye të garës bashkë me Van der Poel dhe Van Aert, kur papritur u përplas me motorin e jurisë së garës.

Një aksident disi i papritur, pasi dy kolegët e tij e shmangën motorin, ndërsa Alaphilippe përplasi bërrylin me motorin dhe më pas fluturoi në ajër dhe u rrëzua në tokë.

Francezi ra në tokë me dhimbje të shumta dhe siç u raportua më vonë kishte pësuar një frakturë të dyfishtë në dorën e djathtë.

Çiklisti Julian Alaphilippe është kampion bote.

Related posts

TMERROHEN TIFOZËT/ Trajneri i ri i REALIT: Një madrilen i flakët i MESSIT

Isa.Autor

RIVALITET NGA TRIBUNA/ Ja cilat janë skuadrat më të urryera nga tifozët në Angli

Delo.autor

KOSOVË/ Goli në frymën e fundit i jep kryesimin Dritës, Feronikeli i Duros bie në minutën e 94

Delo.autor

Leave a Comment