Futboll Premier League Sport

I HABIT TË GJITHË ME VENDIMIN/ Solskjaer zgjedh kapitenin e ri tek Manchester United mesfushorin…

Harry Maguire nuk ka udhëtuar drejt Francës për t’u ndeshur me ekipin e Manchester United. Mbrojtësi nuk ia doli që të jetë i pranishëm në ndeshjen e mbrëmjes, ashtu si Cavani dhe Greenwood.

Kapiteni i ri i “Djajve të kuq” në ndeshjen e nesërme do të jetë Bruno Fernandes. Një surprizë e bukur për mesfushorin që ka treguar karakter të fortë në ekipin e tij. Ai u shpërblye nga trajneri norvegjez, pavarësisht turbulencave të forta që ka patur së fundi.

“Nuk e prisja diçka të tillë. Është një privilegj, një arritje e madhe për mua. Kapitenë janë të gjithë, të gjithë duhet të ndihmojnë, e të jenë lidera në fushë”, – tha Fernandes para ndeshjes me PSG.

Related posts

Allegri: Dybala do të bëjë një ndeshje të madhe kundër Realit

Sadik.Autor

“THE BEST”/ Modric dhe Salah arrin në ceremoni, nuk e besojnë që janë të nominuar

Isa.Autor

“NUK E DI NËSE ISHTE PENALLTI E KRASNIQIT”/ Flet trajneri Marantas: Ja pse Fili nuk e nisi titullar…

Delo.autor

Leave a Comment