Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

EURO 2020/ Shqipëria merr lajmin e keq para përballjes me Francën

Shqipëria do të sfidojë sot në orën 20:45 kampionët e botës në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Europianit 2020.

Por ende pa nisur ndeshja, kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja kanë marrë një lajm të keq.

Fitorja e Islandës me rezultatin e thellë 4-0 përballë Moldavisë e kthen këtë përfaqësuese në pretendente kryesore për tu kualifikuar.

Gjithashtu kjo fitore “detyron” Francën të luajë fort për të marrë domosdoshmërisht 3 pikë të plota ndaj kuqezinjve.

Momentalisht islandezët kanë marrë kryesimin e Grupit H duke grumbulluar 12 pikë, ndërsa në vendin e dytë pozicionohet Turqia me 9 pikë po aq sa Franca që renditet e treta për shkak të golavarazhit më të keq.

Vetëm vendi i katërt për Shqipërinë që numëron 6 pikë duke zbehur mundësinë e kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Mesa duket Islanda, Turqia dhe Franca do të “luftojnë” për dy biletat që të dërgojnë në Euro 2020.

Renditja në Grupin H:

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Mbrojtësi Alaba gjen ekipin e ri, kalon tek gjigantët e Europës…

Delo.autor

Benevento – Juventus/ Bardhezinjët me ndryshime, Allegri lë pushim 7 lojtarë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ “Trembet” Dibala! Sulmuesi “190 milionë euro” i vetofrohet Interit

F.autor

Leave a Comment