Futboll Sport

SULMUESI GNABRY POZITIV ME COVID-19/ Bayern-Atletico Madrid mund të anulohet, UEFA në ankth

UEFA në ankth për ndeshjen ndërmjet Bayern Munchen dhe Atletico Madridit. Sfida ndërmjet dy ekipeve mund të anulohet për shkak të rezultateve të fundit të tamponëve në skuadrën gjermane.

Sulmuesi Gnabry u testua pozitiv, por nuk mbaron këtu ankthi për gjermanët. I gjithë ekipi mund të futet në karantinë sipas asaj që shkruan BILD, pasi Gnabry u stërvit paraditën e sotme me skuadrën.

Ai ka patur kontakt me futbollistët e tjerë dhe anëtarë të stafit teknik. Diçka e tillë mund të bëjë që skuadra të futet në karantinë e gjitha duke krijuar dyshime për zhvillimin e ndeshjes.

Related posts

“PËRFUNDON FASADA E TRIBUNËS KRYESORE”/ Partizani zbulon ecurinë e punimeve nga stadiumi i ri (FOTO)

Delo.autor

Carlos Bacca pritet të kthehet në Milan, pas përfundimit të këtij sezoni

Sadik.Autor

Lucas Vazquez merr vendimin e madh për të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment