Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ ALKMAAR/ Gattuso: Europa League objektiv i Napolit, nuk bej shumë rotacion

Pas fitores së bukur dhe bindëse ndaj Atalantës të shtunën, Napoli do të zbresë në fushë nesër në mbrëmje për t’u përballur me holandezët e AZ Alkmaar, në sfidën e vlefshme për grupet e Europa Leagues, ndërsa trajneri Gennaro Gattuso doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ai nuk e fshehu frikën nga infektimi i të tjerë futbollistëve, duke qenë se klubi holandez ka raportuar disa të prekur nga koronavirusi gjatë ditëve të fundit, teksa ka theksuar se nuk do të bëjë shumë rotacion.

Frika nga infektimi – Është një situatë jo normale dhe ekziston rreziku që mund të preken edhe futbollistë të tjerë, por futbolli është një shoqëri e madhe që po humb shumë kohët e fundit, ndaj na takon neve që të bëjmë përpjekjet për rikthimin e normalitetit.

“Turnover” ndaj AZ-së – Do të ketë 3-4 ndryshime në krahasim me ndeshjen e të shtunës, por jo më tepër, pasi e respektojmë këtë kompeticion dhe duam t’i shkojmë deri në fund. Djemtë kanë sakrifikuar shumë për të arritur këtë kompeticion, ndaj do ta respektojmë.

Kalendari i ngarkuar – Marrim pjesë në tre kompeticione dhe detyra jonë nuk është të zgjedhim kë të respektojmë, por të bëjmë maksimumin në çdo takim që do të luajmë. Nuk do të jetë e lehtë, pasi përveç dëmtimeve, duhet të bëjmë llogaritë edhe me koronavirusin.

Gjendja e ekipit – Insigne ka lënë pas dëmtimin, por duhet të rikuperojë formën fizike, pasi ka disa kohë pa luajtur. E njëjta situatë edhe për Zielinskin e Elmas, që janë pozitivë prej 21 ditësh, por kur të shërohen, duhet të bëjmë llogaritë edhe me rikuperimin e formës fizike.

Related posts

HUMBJA NDAJ CHELSEA-T/ Szczęsny: Kampionët treguan diferencën mes nesh dhe asaj që duhet në Champions

Delo.autor

ELEMINIMI DRAMATIK/ Presidenti i Federatës Gjermane merr vendimin për Joachim Low

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City triumfon me “MANITA”, Sporting mposht me “POKER” Besiktas

Delo.autor

Leave a Comment