Futboll Sport

CELTIC-MILAN/ Trajneri Pioli befason me 5 ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONE ZYRTARE)

Milani sonte zbret në Skoci dhe nis grupet e Europa League. Ashtu si parashikohej, Stefano Pioli vendos për një rotacion me 5 ndryshime, duke hedhur debutuesin Dalot, por edhe Tonali në mesfushë, Castillejo në krah, Diaz si zëvendës Calhanoglu dhe Krunic i majtë. Boshnjaku fiton balotazhin me Leao dhe Hauge. Sakaq, Bennacer ulet në stol!

Duke parë statistikat që i afrohen ndeshjes midis Celtic dhe Milan, të planifikuar për këtë mbrëmje, dalin disa të dhëna interesante. Milani ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Celtic, me një rezultat të përgjithshëm (6-0).

CELTIC (3-4-1-2): Barkas; Uellsit, Duffy, Ajer; Frimpong, Ntcham, Brown, McGregor; Laxalt; Ajeti, Griffiths. Traineri: Neil Lennon.

MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernández; Tonali, Kessié; Castillejo, Brahim Díaz, Krunic; Ibrahimovic. Trajner: Stefano Pioli.

Related posts

AVENTURAT E YLLIT ARGJENTINAS/ Agjenti i Higuan i vë “vulën”: Ai do kthehet në Itali vetëm për…

Delo.autor

Ylli uellsian paralajmëron Anglinë: Kujdes nga Panamaja!

Sadik.Autor

“Finale e mallkuar”, pas Salah edhe Karvahal rrezikon ndjeshëm Botërorin

Sadik.Autor

Leave a Comment