Futboll Sport

“EURO 2020″/ Verrati titullar. Si priten rreshtimet në ndeshjen Itali-Austri

Lajmi është se Marko Verrati e tregoi që ka lënë totalisht pas dëmtimin e tij, me ndeshjen fantastike të bërë ndaj Uellsit dhe siç ka treguar edhe stërvitja e fundit, e bërë mëngjesin e djeshëm, pritet të jetë ylli i PSG-së ai që do të drejtojë mesfushën “axurre” sot ndaj Austrisë, përkrah Zhorzhinjos dhe Barelës, duke spostuar në stol atë Manuel Lokateli magjepsës, që u pa ndaj Turqisë, por akoma më shumë kundër Zvicrës me dopietën e realizuar. Në të njëjtën kohë, edhe kapiteni Xhorxho Kielini është stërvitur me grupin, por ideja e Roberto Mançinit është që të mos e rrezikojë nga minuta e parë, me Açerbin që do të formojë përkrah Bonuçit dyshen e qendrës, ndërsa Spinacola e Di Lorenco do të jenë “shigjetat” nga krahët (Florenci nuk ka rikuperuar). Ndërsa në sulm sërish trioja e mrekullive: Insinje, Imobile dhe Berardi, që të tre autorë të golave në ndeshjen hapëse të “Euro 2020” kundër Turqisë.

Shkurt, për Roberto Mançinin skuadra që fiton nuk ndërrohet, ndonëse me pak kolaudime sipas rastit. Madje, sot më shumë se kurrë, sytë ndaj kombëtares italiane do të jenë edhe më të shumtë, pasi pritshmëritë sa vijnë e rriten, ndonëse siç tha vetë Verrati, “ndeshja me Austrinë duhet kapur me pinca që në fillim”. Në pritje për të parë takimin e sotëm dhe duke u bazuar te yjet që do të jenë në fushë, “Gazzetta dello Sport” mendon se sfida do të fitohet kush triumfon në 5 duelet jetike që do të shihen në orën 21:00, në “Wembley”.

 

Nëse ka një fjalë për të etiketuar Marko Arnautoviçin, më e sakta do të ishte: i paparashikueshëm, në të mirë e në të keq. Po, pikërisht kështu sepse bomberi austriak ose, siç quhej që në fillimet e veta, “Ibra i ri”, ka momente kur për 2-3 sfida me radhë ofron goditje magjike, gjuajtje të paparashikueshme dhe një dëshirë të çmendur për të treguar cilësitë që ka, njësoj si Zlatani. Por, në të njëjtën kohë ka edhe disa pauza të frikshme, kur nuk ka dëshirë për asgjë, vendos të fiket në fushë, duke humbur edhe topa që mund të duken elementarë në kontrollim. Akoma më shumë se kaq, Arnautoviç ka një karakter shumë të nxehtë, nervozohet shpejt dhe shumë shpesh çelësi i një mbrojtësi për ta menaxhuar më lehtë është pikërisht ky: të tërbojë austriakun, një detyrë që do ta ketë Açerbi apo qoftë edhe Kielini, nëse në mënyrë surprizë luan nga minuta e parë apo gjatë lojës. Prandaj, duket kujdes dhe zgjuarsi nga ana e qendërmbrojtësit italian.

SPINACOLA-LAINER

Ta nisim nga Leonardo Spinacola: me 33.8 kilometra në orë shpejtësi të ofruar, është deri tani futbollisti më i shpejtë i këtij Europiani, por jo vetëm kaq: driblime, superioritet numerik dhe krosime të sakta me vazhdimësi që vunë në panik si Turqinë, ashtu sikurse edhe Zvicrën. Por kujdes, edhe Shtefan Lainer, mbrojtësi i djathtë i Austrisë, është një sozi e italianit, por me defektin që mendon më shumë për fazën sulmuese sesa atë mbrojtëse. Lojtari i Borusia Mynshengladbah di se si të kërkojë thellësinë, prandaj detyra e Spinacolës në ndeshjen e sotme do të jetë ajo që pikërisht italiani të sulmojë sa më shumë thellësinë e zonës austriake, në mënyrë që ta mbajë sa më larg zonës “axurre” Lainerin, duke i mohuar jo pak rrezikshmëri rivalit.

ZHORZHINJO-SABITCER

Ky do të jetë dueli i trurit kundër muskujve! Truri është Zhorzhinjo, dirigjenti i mesfushës së Italisë, pika e referimit e çdo topi që duhet të ndezë aksionet sulmuese të skuadrës së Mançinit, ndonëse me rikthimin e Marko Verratit, kolegut të repartit që kuptohen me sy mbyllur, gjithçka bëhet më e lehtë. Por kujdes, te Lajpcigu, Marsel Sabitcer ishte lojtari tek i cili trajneri Nagelsman ndërtoi të gjithë “pasurinë” e lojës së tij, duke qenë se austriaku është si një magnet për të futur në kafaz organizatorët rivalë, ndonëse deri tani Zhorzhinjo jo vetëm që ka treguar se ndërron shpesh pozicionet, qoftë me Lokatelin, gjithashtu edhe me Verratin, por në të njëjtën kohë ka një mburojë si Barela, i cili nuk do të kursehet qoftë edhe me mënyrat e dhunshme, nëse Sabitcer provon t’i bëjë keq Zhorzhinjos.

Related posts

Tévez i ngopur me futbollin: Nëse luan Barcelona-Real Madrid, unë shoh…

Isa.Autor

E ZBULON MEDIA ITALIANE/ Ibra firmos tek klubi i zemrës para 30 dhjetorit

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Karius nuk njeh limite, tjetër gafë e portierit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment