Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Celtic-Milan. Rezultati 1-3

Milani sonte zbret në Skoci dhe nis grupet e Europa League. Ashtu si parashikohej, Stefano Pioli vendos për një rotacion me 5 ndryshime, duke hedhur debutuesin Dalot, por edhe Tonali në mesfushë, Castillejo në krah, Diaz si zëvendës Calhanoglu dhe Krunic i majtë. Boshnjaku fiton balotazhin me Leao dhe Hauge. Sakaq, Bennacer ulet në stol!

Duke parë statistikat që i afrohen ndeshjes midis Celtic dhe Milan, të planifikuar për këtë mbrëmje, dalin disa të dhëna interesante. Milani ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Celtic, me një rezultat të përgjithshëm (6-0).

 

LIVE/ Celtic – Milan 1-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+3/ Milan dyfishon sërish shifrat me golin e shënuar nga Jens Hauge.

MINUTA 77/ Celtic ngushton shifrat me golin e shënuar nga Mohamed Elyounoussi.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 42/ Milan dyfishon shfifrat me golin e shënuar nga Brahim Diaz.

MINUTA 14/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Rade Krunic.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“SHAKA KJO…”/ Neymar “shpërthen” në rrjetet sociale, pastaj fshin gjithçka. Dalin imazhet e reja nga penalltia (VIDEO)

Delo.autor

“KAM MUNDËSI TË BËJ MË SHUMË PËR…”/ Bashkimi bën FUQI, një tjetër emër DEL për presidencën e Tiranës

F.autor

TJETËR SKANDAL ME “VAR”/ Në Brazil jepet kartoni i kuq i çuditshëm në sfidën mes Ceara dhe Vitoria (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment