Futboll I pakategorizuar Sport

EUROPA LEAGUE/ Mbrojtësi Kumbulla hero, i jep Romës 3 pikët e para (VIDEO)

Roma i falet sot Marash Kumbullës. Futbollisti i Shqipërisë siguroi fitoren e parë të verdhekuqve në Europë duke shënuar me golin e dytë dhe vendimtar ndaj Jang Boisit në Zvicër. Ekipi i Paulo Fonsekas arriti ta fitonte me përmbysje takimin 1-2, por duhet Kumbulla në vendin dhe kohën e duhur për të hipotekuar 3 pikët e para të kryeqytetasve në Ligën e Europës.

Përmbysja – Vendasit realizuan në pjesën e parë me penalltinë e Nsame (pas faullit të Cristante). Ekipi verdhekuq e pati të vështirë të reagonte dhe e bëri në pjesën e dytë.

Brenda pak minutash përmbysi Young Boys në Zvicër me anë të dy futbollistëve Peres dhe shqiptarin Kumbulla, që gjen rrjetën e parë verdhekuqe.

Ndryshimi erdhi me aktivizimin e Dzeko, që i sapo hyrë peshkoi në koridor Bruno Peres i cili djeg me shpejtësi Maceiras dhe tejkalon topin mbi Von Ballmoos me një prekje precize.

Roma përmbysi rezultatin dhe mori epërsinë pak çaste më vonë, kur Mkhitaran dhuroi një kros të bukur nga korsia e djathtë për Kumbulla të pozicionuar në shtyllën e largët.

Futbollisti shqiptar goditi me kokë dhe realizoi golin e tij të parë në Evropë por edhe të parin me ekipin verdhekuq.

Related posts

GJITHNJË “REBEL”/ Baloteli ikën pa lejen e klubit në Angli për…

F.autor

TIFOZËT NISIN FESTËN/ Gazidis i vendos TURBO MILANIT: STADIUM të RI dhe KAMPIONË në…

Isa.Autor

“0-3 NË SHQIPËRI, FIORENTINA”/ Ish-futbollisti i Juventus nuk e fsheh gëzimin e humbjes së “bardhezinjve”

Delo.autor

Leave a Comment