Futboll Seria A Sport

NGA ERICK THOHIR ME MANCININ TEK STEVEN ZHANG ME CONTEN/ Ja si kinezët ndryshuan Interin në 1000 ditë (FOTO)

Nga Erik Tohir me Mançinin te Stiv en Zhang me Konten. Tri vitet e para të epokës “Suning” tek Interi kanë sjellë ndryshime të mëdha në klub, brenda e jashtë fushës së blertë. Më 28 qershor të 2016-ës, grupi i kryesuar nga Zhang Zhindong bleu zyrtarisht shumicën e aksioneve të zikaltërve. 1095 ditë më pas situata është krejt tjetër, si në organigramë, në arka, e po ashtu në qendrën sportive të klubit apo në selinë e re.

Risitë më të mëdha kanë ardhur në muajt e fundit, fillimisht me Bepe Marotën në rolin e administratorit, e më pas me Antonio Konten që pas rreth dy javësh do të nisë zyrtarisht aventurën e tij në krye të stolit të Interit. Kualifikimi për të dytin vit radhazi, e sidomos larja e hesapeve me UEFA-n, kanë kthyer ditët me diell mbi klubin milanez, sidomos kur “kushërinjtë” e Milanit kanë marrë sanksionin e radhës nga qeveria e futbollit (përjashtim nga Liga e Europës).

INVESTIME – Hovin cilësor, të paktën në terma ekonomikë, Interi e ka bërë me paratë e investuara. Plot 600 milionë euro nga ana e grupit “Suning”, me shifrën e destinuar të rritet brenda 30 qershorit, datë kur zikaltrit do të zbardhin fletoret e bilanceve për sezonin që sapo u mbyll.

Suning dhe Tohir

Epoka kineze nisi me 142 milionë euro për shtimin e kapitalit. Sezoni 2016-17 nisi me një shtesë tjetër prej 217 milionë eurosh, teksa në vitin pasardhës investimi prekte 119 milionë eurot. Këto financime, përveçse kanë ndihmuar klubin, kanë “dëmtuar” në disa raste arkat, duke qenë se rritja e buxhetit është një formë borxhi që kërkon edhe interesat e rastit.

24 milionë eurot interes të paguara nga Interi nuk janë asgjë përpara thuajse 500 milionëve eurove investime të ardhura nga “Suning”, që vetëm në sezonin e fundit ka rritur buxhetin zikaltër me 95 milionë euro. Këto janë sinjale të rritjes konstante të Interit, por edhe të impenjimit nga ana e grupit kinez që qëndron në krye.

Investimet

FITIMET – Investimet e pronarëve janë shoqëruar edhe me fitimet rritura të klubit. Kualifikimi në Champions, shitjet e lojtarëve të ndryshëm dhe sidomos rivlerësimi i emrit të Interit, kanë sjellë mbi 100 milionë euro fitim (115 për të qenë të saktë).

56 milionë zikaltërit i kanë fituar në vitin e parë të epokës “Suning”, 39 në sezonin e dytë me kinezët në krye dhe 39 vitin e kaluar. Sa i përket sezonit që sapo mbaroi, zikaltërit e nisën me 22 milionë euro fitime të garantuara, çka interpretohet si një rritjet e ndjeshme e forcës ekonomike të Interit të “Suning”-ut.

Related posts

VUAJTJET E YLLIT QË KONSIDEROHEJ “LOJTARI MË I MIRË NË BOTË”/ Musonda: Katër vite me dhimbje dhe zemër të thyer

Delo.autor

ZGJEDHJET TE BARCELONA/ Rikthimi i Pikesë, nga i pavlefshëm në titullar për Ksavin

F.autor

E PABESUESHME/ Ndeshja hapëse Rusi- Arabia Saudite më e keqja e Kupës së Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment