Futboll Sport

“GOLIN IA KUSHTOJ SKUADRËS”/ Mbrojtësi Kumbulla: Falënderoj trajnerin dhe ekipin për…

Futbollisti i Romës dhe Shqipërisë Marash Kumbulla ia dedikon golin e parë me fanelën e Romës skuadrës dhe trajnerit Paulo Fonseka.

Mbrojtësi kuqezi, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen e Ligës së Europës kundër Jang Boisit, u shpreh për “Sky Sport” se ekipi vuajti shumë në Zvicër pasi Jang Boisi luan në fushë artificiale. Ai falënderoi skuadrën dhe trajnerin për përshtatjen shpejt me lojën.

“Emocionet pas debutimit – 
Jam i kënaqur, por sidomos për fitoren e skuadrës.

Ndeshja – Pjesën e parë ata na vendosën shumë nën presion, shumë ekipe vuajnë këtu me këtë lloj fushe, por në pjesën e dytë ne krijuam më shumë raste.

Tranzicioni nga Verona te Roma – Duhet të falënderoj trajnerin dhe skuadrën që më lejuan të integrohem menjëherë.

Dedikimi i golit – Ia kushtoj ekipit.

Goli – Mkitarian dha një kros të bukur dhe nuk m’u nevojit shumë kohë për të realizuar.

Pritshmëritë – 
Jam gati për trajnerin në çdo kohë”, u shpreh Marash Kumbulla pas ndeshjes me Jang Boisin.

Related posts

LIVE/ Liga e Europës: Një SHQIPTAR i shënon Rejnxhersit të Grezdës, Lacio vuan ndaj Eintraktit (VIDEO)

Isa.Autor

KA OPTIMIZËM/ Maldini: MILANI po merr tiparet e Gatuzos, skuadër agresive dhe me…

Isa.Autor

ISHTE HEROI I TRIUMFIT TË PSG/ Shikoni si Neymar sulmohet nga tifozët (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment