Futboll Sport

STATISTIKA/ Roma ka fituar “mburojë”, Mbrojtësi Kumbulla spikat në të gjitha drejtimet në debutimin në Europë

Marash Kumbulla do ta kujtojë gjatë ndeshjen e datës së sotme 22 tetor 2020 kundër Jang Boisit në Ligën e Europës. Mbrojtësi 20-vjeçar i dha fitoren verdhekuqve me golin vendimtar në minutën e 76-të, gol i cili është i pari me kryeqytetasit dhe i pari personal në një kompeticion madhor europian.

Por, Kumbulla nuk dalloi vetëm për golin e shënuar. Ai spikati dhe në lojë kundër kampionëve të Zvicrës duke fituar 5 duele dhe realizoi 85% të pasimeve të sakta, ndërsa dalloi dhe në prapavijë duke kryer 3 spastrime dhe 3 kapje topi.

Sipas “Sofa Score”, Kumbulla meritoi notën 7.7 për performancën në fushë ndaj Jang Boisit.

Ai ka premisa të mëdha për t’u bërë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serinë A.

Statistikat e “Sofa Score” për Marash Kumbullën:

Related posts

LIVE/ Po luhet derbi i Londrës Arsenal-Tottenham. Rezultati 0-1

Delo.autor

MIQ TË NGUSHTË/ RIBERY ka një “lamtumirë” emocionale për VIDAL (FOTO)

Isa.Autor

NGA CHAMPIONSI TEK “TOPI I ARTË”/ Paralajmëron Van Dijk: Është koha për t’u rikthyer në…

Delo.autor

Leave a Comment