Kategoria Superiore Shqipëri

LIVE Flamurtari – Lushnja/ Protesta nga ana e vlonjatëve, pretendohet për 11-metërsh (VIDEO)

Flamurtari dhe Lushnja luajnë një nga sfidat e javës së 20-të në Kategorinë Superiore. Ekipi i Duros luan përballë vendit të fundit në renditje, dhe do të synojë vetëm tri pikët, për të konsoliduar akoma më shumë pozitat në vendin e dytë.

 

 

 

Miqtë nga Lushnja, gjenden në një krizë të vërtetë, me vetëm 10 pikë në fund, dhe pas dorëheqjes së Hysen Dedjes, situata duket akoma më e pashpresë.

flamurtarilushnja

 

LIVE | Flamurtari – Lushnja 0-0

 

KOMENTI LIVE

40’ Me të verdhë ndëshkohet edhe Pepa për një ndërhyrje ndaj Siljanovskit.

35’ Karton i verdhë për një faull taktik për Nedjelkoviç.

penalltia flamurtari

33’ Vlonjatët pretendojnë për 11-metërsh. Sidibe kroson ulët në zonë, dhe u pretendua për një prekje me dorë të Bufasit, por arbitri vazhdoi lojën.

useini

23’ Useini shpërdoron rastin e artë. Teksa gjendet i vetëm brenda zonës përballë portierit Spaho, godet shumë mbi traun e portës.

15’ Një pakujdesi në mbrojtjen e Flamurtarit, por Canka godet trupin e portierot.

nedjelkovic shtylla

 

13’ Shtylla ndal Nedjelkoviç, teksa gjuan nga brenda zonës, por për pak nuk prek rrjetën. Më pas Sidibe, por përsëri ndalet.

10’ Flamurtari ka një shans të mirë, teksa krosimi i Nedjelkoviç goditet nga Hoxhaj, por nuk shënjestron portën.

7’ Një top i devijuar shkon në zonën e vlonjatëve, por Nurkoviç kontrollon.

1′ Nis takimi në Vlorë.

 

FORMACIONET

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useini, Nedeljokoviç, Hoxha, Kamara, Bushiç.
Trajner: Dritan Çuko

Lushnja: Spaho, Meto, Prençi, Bufasi, Ruço, Magani, Gava, Papa, Branica, Canka, Sefa.
Trajner: Jeton Beqiri

Related posts

LIVE/ Fillon ndeshja në Krujë, Kastrioti dhe Luftëtari në “luftë” për SHPËTIM

Isa.Autor

Ze Maria tregon sakrificën që ka bërë për Tiranën

Q.Autor

HUMBJA E TURPSHME/ Hije trukimi në ndeshjen Bylis-Tirana, Komisioni i Etikës nis hetimet

Delo.autor

Leave a Comment