Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“ANGLIA ËSHTË EKIP I FORTË, POR…”/ Talenti Dobra: Të rinjtë të luftojnë si ne për Kombërtaren

Talenti i Ipsuiç, Armando Dobra i cili është grumbulluar me Shqipërinë U-21, për ndeshjet e muajit qershor, ka thënë se shpreson që Kombëtarja të arrijë vendin e parë në grup për kualifikueset e Europian 2023, ndonëse e pranon se Anglia ka një ekip shumë të mirë.

“Ekipi është i fortë, kanë ardhur disa lojtarë të rinj, pasi një pjesë kanë shkuar te Kombëtarja A. Janë shumë lojtarë të mirë, kemi një ekip të fortë. Objektivat? Shpresoj të dalim në vend të parë, por Anglia është ekip shumë i fortë, objektivi ynë është të dalim të parët ose të dytët në grup.

Kemi qenë në Kombëtare edhe në ndeshjet e kaluara dhe kemi pak më shumë eksperiencë se lojtarët e tjerë dhe mund t’i ndihmojmë lojtarët e rinj që kanë ardhur për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për t’i sjellë në grup e t’i themi që ashtu si ne luftojmë për ekipin, ashtu do të luftoni edhe ju. E ardhmja? Objektivi im është të luaj me ekipin e parë në Ipsuiç.”, tha Dobra.

Related posts

Transferimi i Coutinhos nuk i mbyll derën Max Meyer-it

Q.Autor

Huddersfield befason Chelsean, Depoitre shënon golin e parë ndaj “londinezve” (VIDEO)

Sadik.Autor

INTER-REAL MADRID/ Sulmuesi Dzeko: Pres me padurim të përballem me “Los Blancos”, jemi gati

Delo.autor

Leave a Comment