Futboll Premier League Sport

EKIPI I ANCELOTTIT PËSON HUMBJEN E PARË/ Southampton e mposht me dy asiste të rrallë

Everton ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon pas shtatë fitoreve dhe një barazimi të marrë në ndeshjet e luajtura në kampionat dhe Kupën e Ligës.

Skuadra e Ancelotti-t është mundur 2-0 në shtëpinë e Soauthampton dhe tani ndan kreun e Premier League me kushërinjtë e Liverpool-it.

Takimi i zhvilluar në St Mary Stadium është vendosur në pjesën e parë falë golave të Ëard-Prose në minutën e 27-të dhe Adams në të 35-ën. Të dy asistet janë dhënë nga Danny Ings.

Një moment unik për sulmuesin e Shenjtorëve, i cili nuk kishte dhënë kurrë dy asiste në 117 ndeshjet e mëparshme të luajtura Premier League.

Southampton është ngjitur në vendin e pestë të renditjes falë fitores së marrë sot, ndërsa Everton mbetet në vendin e parë me 13 pikë.

Related posts

SHAKHTAR DONETSK-MANCHESTER CITY/ Guardiola me mungesa në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SKUADËR PËR TITULL/ Teuta beson se mund të jetë sezoni i tyre

Delo.autor

LIVERPOOL PËRMBYS SITUATËN/ Kalon në avantazh për firmën e francezin

Delo.autor

Leave a Comment