Sport Të tjera

VOLEJBOLL/ Kampionati i rrjetës rikthehet pas 11 muajsh pushim, fitojnë Partizani e Tirana

Pas një pushimi 11 mujor për shkak të pandemisë Covid-19, sporti i volejbollit është rikthyer sot në parket, teksa janë luajtur takimet e javës së parë të sezonit sportiv 2020-2021 për femra. 12 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në dy grupe.

Në Grupin A, fiton jashtë fushe skuadra e Flamurtarit, që mposhti 3-0 Mirditën, me shumë vajza të reja në përbërje. Pa probleme fiton edhe Vllaznia, që mposhti 3-0 Apoloninë në Shkodër.

Në Grupin B, fitojnë dy ekipet pretendente për një vend në play off, Partizani e Tirana që mundën respektivisht Lushnjën e Korabin në ndeshjet e luajtura në kryeqytet. Surprizë fitorja jashtë fushe e Skënderbeut, që triumfoi po 3-0 në Durrës ndaj Teutës.

Ndeshjet janë luajtur pa tifozë, duke zbatuar masat anti-Covid të miratuara nga FSHV.

Volejboll femra, Java e parë – Grupi A

Barleti Volley – Elbasani,

Mirdita – Flamurtari, 0-3

Vllaznia – Apolonia, 3-0

Renditja: Flamurtari 3 pikë, Vllanzia 3 pikë, Apolonia 0 pikë, Mirdita 0 pikë, Barleti Volley 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

Volejboll femra, Java e parë – Grupi B

Tirana – Korabi, 3-0

Partizani – Lushnja, 3-0

Teuta – Skënderbeu, 0-3

Renditja: Partizani 3 pikë, Tirana 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Lushnja 0 pikë, Korabi 0 pikë, Teuta 0 pikë.

Related posts

Messi ka vetëm një datë të rëndësishme përpara Kupës së Botës

Sadik.Autor

ÇËSHTJA SUAREZ/ Dalin telefonatat me Juventus dhe një premtim…

Delo.autor

DAMBROSIO NË PORTË DHE BROZOVIC NË MBROJTJE/ E përditshmja sportive bën lëmsh formacionin e INTERIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment