Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI MAROKEN PO SHKËLQEN TEK INTER/ Real Madrid do Hakimin mbrapsht. Ja shkëmbimi i mundshëm…

Achraf Hakimi, në pak ndeshje, është kthyer në një nga pikat e forta të Inter-it të Antonio Conte-s.

Lojtari maroken ka treguar të gjithë cilësitë e tija në fazën mbrojtëse dhe në atë sulmuese.

Paraqitje që mund të mos kalojnë pa u vënë re në shtëpinë e Real Madrid, klubi që e ka shitur pikërisht te zikaltrit.

Los Blancos mund të vihen në lëvizje për ish-lojtarin e Borussia Dortmund-it dhe mund t’u ofrojnë milanezëve një shkëmbim surprizë.

Madrilenët, në fakt, do të ishin të gatshëm të sakrifikonin Toni Kroos, një lojtar që ndiqet prej kohësh nga Beppe Marotta.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për hipoteza, por emergjenca në krahun e djathtë të mbrojtjes të Real-it mund t’i hapë rrugën shumë mundësive.

Related posts

Heynckes: Nuk kam moshë për të, dua ta shmang “dushin e birrës”…

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ “Gardiani” Donnarumma e ka ndarë mendjen për të ardhmen

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NË NATIONS LEAGUE/ Petkovic nuk kursen elozhet: Zvicra është me fat që ka dyshen organike…

Delo.autor

Leave a Comment