Futboll Sport

ASNJË FITORE NË 3 NDESHJET ME FERONIKELIN/ Duro me “dorë të hekurt”. Merr vendimin e papritur për pagat e lojtarëve

Aventura e Klodian Duros si trajner i Feronikelit nuk ka nisur aq mira sa pritej, teksa në 3 ndeshje deri tani janë regjistruar 2 barazime dhe një humbje.

Me përforcimet e bëra në merkato, drejtuesit e klubit menduan se kishin ndërtuar një ekip që do të synonte titullin kampion, por rezultatet deri tani kanë treguar të kundërtën, teksa pas 8 javëve të para kanë grumbulluar vetëm 7 pikë. Ditën e djeshme skuadra e Duros barazoi 1-1 ndaj Besës së Pejës, një barazim që i ka kushtuar jo pak futbollistëve dhe stafit teknik.

Sipas asaj që raporton “Gazeta inFokus”, është marrë vendimi që lojtarëve dhe stafit të klubit nga Drenasi t’i mbahet 30% e rrogës së tyre, për shkak të rezultateve negative.

Thuhet se rrogat e muajit shtator që duhet të merreshin më 6 tetor, janë kaluar ditën e djeshme te lojtarët pas barazimit ndaj Besës së Pejës dhe aty ka pasur një zbritje prej 30%. Sipas burimit të sipërpërmendur, mësohet se vendimin për zbritjen e pagës së lojtarëve është marrë nga trajneri Klodian Duro.

Related posts

Java vendimtare për Laçin, marrin fund pikëpyetjet për Europa LEAGUE

Isa.Autor

Chelsea pret WBA dhe kërkon një fitore për të dalë nga kriza

Q.Autor

PRAPASKENA TEK MILANI/ Higuain u tall në stërvitje, Gattuso i xhindosur

Delo.autor

Leave a Comment