Futboll Seria A Sport

GOLI I KULUSEVSKIT NUK MJAFTON/ Kampionët e Italisë i ndal edhe Verona. Nis gjyqi për Pirlo

Barazimi i dytë radhazi në Serie A për Juventusin e Andrea Pirlos. Pasi u ndal në Crotone dhe fitoi në Champions ndaj Dinamo Kiev, bardhezinjtë sonte prisnin Verona në “Allianz Stadium”, por as në 95 minuta nuk kanë arritur të gjejnë fitoren dhe 3 pikët.

Pritej reagim nga djemtë e Pirlos, por nuk ka ardhur. Me gjithë dëshirën për të përmbysur sfidën e zhbllokuar nga Favilli në pjesën e dytë, duke barazuar me Kulusevskin (gol spektakolar), “Zonja” ndalet në 1-1 dhe tani nis gjyqi për trajnerin bardhezi të zgjedhur nga Agnelli.

Një pjesë e parë totalisht për t’u harruar për 9 herë kampionët e Italisë, që kanë shënuar me Morata por VAR ka anuluar me të drejtë, ashtu si edhe golin e Koley.

Dybala, i rikthyer titullar, ka luajtur mjaft mirë dhe madje ka goditur shtyllën dhe është ndalur edhe nga superpritjet e portierit Silvestri, ndërsa në fund bëri edhe debutimin sezonal Vrioni, ndeshja e tij e dytë me Juventusin pas asaj sezonin e shkuar.

Related posts

Tottenham fiton derbin ndaj Unitedit

Q.Autor

Meritan Shabani pasi bindi me Bayern Munich ka arritur të nënshkruaj kontratën profesionale me Bavarezët

Sadik.Autor

BESIM DHE ENTUZIAZËM/ INTERI përgatitet për një sezon spektakolar, si viti i “tripletës”

Isa.Autor

Leave a Comment