Futboll Ligue 1

Neymar kundër emërimit të Tuchel te PSG

Pa mbërritur akoma, ka ardhur kritika e parë drejt tij…

Ylli i Paris Saint-Germain Neymar nuk është shumë i lumtur me faktin se Thomas Tuchel do të jetë trajneri i tij duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Ish-trajneri i BVB do të jetë pasardhësi i Unai Emery i cili nuk ka bindur në Champion League.

Sipas informacioneve të gjermanes Bild, Tuchel thuhet të ketë nënshkruar me Paris.

Raportohet për një kontratë dyvjeçare em një opsion për një vit të tretë.

Neymar thuhet të ketë shprehur dyshimet e tij nëse Tuchel do tëjetë në gjendje të udhëheqë PSG drejt triumfit në Champions League.

Don Balon raporton se blerja rekord e Parisit nuk mendon se është një ide e mirë që klubi të emërojë një trajner që nuk ka arritur suksese në karrierën e tij.

Neymar favorizonte Antonio Conte, Jose Mourinho, Jurgen Klopp ose Joachim Low.

Mund të jetë ky justifikimi i Neymar për të shkuar te Real Madrid?

Të paktën gazeta spanjolle raporton se emërimi i Tuchel e ka shtyrë Neymar një hap më shumë drejt Los Blancos.

Related posts

SISTEMI VAR SËRISH ME NDRYSHIME/ Hidhet ideja për pozicionin jashtë loje milimetrik, ja kur hyn në fuqi

Delo.autor

TRAGJEDI NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

F.autor

“Të zinj, të mëdhenj dhe të shpejtë”: PLAS SKANDALI I RACIZMIT tek Man City

Isa.Autor

Leave a Comment