Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Pirlo i beson Vrionit, talenti shqiptar po jeton ëndrrën me Juventusin

Xhakomo Vrioni ka fituar besimin e trajnerit të Juventusit, Andre Pirlo. Pasi debutoi me ekipin e parë të në ndeshjen e fundit të kampionatit të shkuar ndaj Romës, ku u aktivizua 12 minuta, sulmuesit të Kombëtares shqiptare, ju besua sërish në përballjen e sotme ndaj Veronës, të vlefshme për javën e 5-të të Serisë A.

 

22-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 90-të, duke zëvendësuar mesfushorin Ramsej, teksa “luftoi” 7 minuta, por pa mundur të ndryshojë rezultatin.

Hapa tepër pozitive këto për sulmuesin e Kombëtares, pavarësisht minutazhit të pakët. Aktivizimi me kampionët absolut të Italisë, është një ëndërr për çdo futbollist të ri…

Related posts

LIVE/ Kukësi në avantazh ndaj Luftëtarit

Q.Autor

Mourinho: Gjithnjë e më pak nostalgji për Chelsean…!

Q.Autor

LËVIZJA E BUJSHME/ Juventusi bisedon me AGJENTIN Mendes për mundësinë e TRANSFERIMIT të De Geas

Isa.Autor

Leave a Comment