Futboll

Mourinho: Gjithnjë e më pak nostalgji për Chelsean…!

Jose Mourinho do të përballet me ish-ekipin e tij, Chelsea, të dielën, kur të besuarit e Antonio Conte do të vizitojnë “Old Trafford”.
Portugezi ka pasur dy eksperienca në klubin londinez dhe është trajneri më i suksesshëm në historinë e Chelseat, duke fituar një total prej tetë trofesh.

“Mbretërimi” i tij i fundit në “Stamford Bridge” përfundoi në dhjetor të vitit 2015, pas një nisjeje të trazuar të mbrojtjes së titullit të Premier League, duke i hapur rrugën vetes që të bashkohej me Manchester Unitedin majin e ardhshëm.

Këtë sezon, e kaluara e Mourinhos me Chelsea është fokusuar disi nga grindjet e tij me Antonio Conte.

Pasi trajneri i “Djajve të Kuq” kritikoi mënyrën e festimit të Contes për fitoren ndaj të tijve, italiani u përgjigj duke e etiketuar Mourinhon një “njeri të vogël dhe të rremë”.

Ai ishte i kujdesshëm për të mos i rindërtuar gjërat dy ditë para ndeshjes në “Old Trafford”:

“Nuk dua të flas për të, aspak. Të luaj kundër Chelseat do të thotë gjithnjë e më pak nostalgji”, u shpreh Mourinho.

“Sigurisht, u largova pak vite më parë dhe sezoni i ardhshëm do të jetë i treti, pastaj i katërti e me radhë. Hapi pas hapi, ndjenja që unë isha trajner i Chelsea, mendoj se po zhduket, kështu që kuptimi i vërtetë i kësaj loje është që dy klube të mëdha do të luajnë një ndeshje më shumë”, shtoi ai.

“Natyrisht, kam një lidhje të mirë me bordin drejtues të Chelsea. Nuk harroj se sa mirë u sollën me mua në një periudhë të vështirë, kur babai im u largua nga kjo jetë. Ata treguan se më shohin si një mik, si dikë që ka bërë më të mirën dhe ka respektuar klubin”.

“Me lojtarët nuk kam ndonjë problem, ndonjë keqardhje, ndonjë “gur në këpucën time”. Pa probleme jam ndarë edhe me tifozët. Me shumë prej tyre e ndiej këtë ndjeshmëri në rrugë, ekziston një marrëdhënie, që normalisht duhet të jetë e tillë përgjithmonë. Kur luaj në “Stamford Bridge” ka edhe ndonjë kundërshtim nga tifozët, por janë vetëm reagime emocionale të momentit”, shtoi mes tjerash trajneri portugez.

 

Related posts

MILANI E NIS KEQ/ Udinese ia bën të vështirë sezonin e ri

F.autor

DRITARJA E TRANSFERIMEVE/ Serie A zyrtarizon dy datat për merkaton, ja ndryshimi nga viti i kaluar

Delo.autor

Kroos akuzon shokun e ekipit/ Për të nuk ka rëndësi nëse fitojmë apo humbasim

Isa.Autor

Leave a Comment