Futboll Seria A Sport

PARA NDESHDJES NDAJ ROMËS/ Klubi “Kuqezi” konfirmon 5 raste me koronavirus, ja emrat…

Milan ka marrë një lajm shumë të keq pak para ndeshjes ndaj Romës në kampionat. Klubi kuqezi ka njoftuar nëpërmjet një komunikate zyrtare, se portieri Xhanluixhi Donaruma dhe Jens Hauge kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Të dy lojtarët duhet të futen menjëherë në karantinë dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, por edhe për ndeshjet në dy javët e ardhshme. Kjo goditje për “Djallin” vjen në një moment shumë të mirë që po kalonte skuadra, që deri në këtë pikë të kampionatit ka marrë maksimumin e pikëve.

Më e rëndësishme do të jetë mungesa e Donarumës, i cili ishte një titullar i padiskutueshëm i kuqezinjve dhe një siguri në portë. Gjithashtu edhe 3 pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv duke e çuar kështu në 5 numrin e të infektuarve së fundmi.

Related posts

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Llapi në rënie të lirë, debutueset ndajnë nga një pikë

Delo.autor

BOTERORI/ Shqiponjat fluturojnë edhe në Katar. Zvicra fiton kundër Serbisë dhe kualifikohet

F.autor

Çmendet Reali, ofron këta dy super lojtarë për Harry Kane

Sadik.Autor

Leave a Comment