Futboll Premier League

Wigan-City, vendasit kanë eliminuar “Qytetarët” 4 vite më parë

Wigan dhe Manchester City po zhvillojnë një sezon shumë të mirë deri tani dhe të dielën në mbrëmje do të ndeshen në 1/8-at e Kupës së Anglisë. Vendasit janë në rrugën e duhur për të siguruar kthimin në Championship dhe kanë arritur të kualifikohen në 1/8-at e kupës “Citizens”, nga ana tjetër, janë në garë në të gjitha kompeticionet dhe mund të thuhet se e kanë siguruar që tani titullin në Premier League. Pavarësisht sezonit të mirë, vendasit nuk do të paraqiten me një moral të lartë në këtë takim pas dy humbjeve radhazi të pësuara në League One, kundër Southend United dhe Blackpool.

Këto rezultate kanë bërë që ata të humbasin kryesimin në kampionat dhe të jenë me pikë të barabarta me Blackburn-in e vendit të tretë. Ndërkohë, do të jetë plotësisht e kundërt atmosfera brenda skuadrës së Pep Guardiola, që do të zbresë në fushë pas fitores 4-0 të marrë në fushën e Basel, në 1/8-at e Champions League. Lojtarët e City-it kanë qenë të jashtëzakonshëm në këtë sezon, në të gjitha kompeticionet, për këtë arsye duket e pamundur që ekipi i kategorisë së tretë të arrijë t’i mohojë atyre çerekfinalet e Kupës së Anglisë.

Shifra dhe Fakte 
– Wigan ka eliminuar Manchester City katër vite më parë, duke i mundur ata 2-1 në çerekfinalet e Kupës së Anglisë.
– City kryeson përballjet e drejtpërdrejta me gjashtë fitore, por ka marrë vetëm një fitore më shumë ë ndeshjet e luajtura në fushën e Wigan.
– Manchester City nuk ka pësuar gol në 3 ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë kundër Wigan në të gjitha kompetcionet.
– Në 4 ndeshjet e fundit që Wigan ka luajtur në shtëpi kundër City në të gjitha kompeticionet janë realizuar nën 2.5 gola.
– Wigan ka shënuar të paktën 2 gola në 4 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Anglisë.
– Manchester City është i pamposhtur në 8 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Anglisë, ndërsa Wigan nuk ka pësuar asnjë humbje në 6 takimet e fundit që ka luajtur në Kupën e Anglisë.

Related posts

E BUJSHME/ Juventus-Dzeko është kryer, trajneri i Romës merr vendimin e papritur

Delo.autor

Egjipti nuk ka vetëm Salah, portieri i “faraonëve” do vendosë një rekord historik në Botëror

Sadik.Autor

ZBULOHEN DETAJE MES TAKIMIT TUHEL DHE BROJËS/ Ja vendimi i gjermanit për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares

F.autor

Leave a Comment