Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LUAJNË NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Të dy shqiptarët larg ëndrrës La Liga

Albacete është mundur 2-0 në fushën e Mallorca, duke minimizuar shanset për kualifikimin në finalen e paly-off, që do iu siguronte një mundësi për t’u ngjitur në La Liga.

Në fushë titullar ishte edhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj, për Albacete, por nuk mundi të shënojë, për të ndihmuar skuadrën në një rezultat pozitiv. Në minutën 61’, Manaj u bë protagonist duke marrë një karton të verdhë, ndërsa pas 6 minutash u zëvendësua.

Në pjesën e parë shënoi Suarez, i cili nuk e pati të vështirë të ndëshkojë portierin pasi i gjend i lirë dhe i vetëm në zonë.

Në të dytën ishte Rodriguez, që me një gjuajtje nga jashtë zone arriti ta dërgojë në trekëndësh topin, me një të majtë të hidhët.

Kujtojmë që një ditë më parë edhe Malaga e Keidi Bare u mund 4-2, me përmbysje, në fushën e Deportivo La Coruna.

Ndeshjet e kthimit janë: Malaga-Deportivo La Coruna më datë 15 qershor dhe Albacete-Malloraca më datë 16 qershor.

 

Related posts

SKANDAL/ Patenta e skaduar dhe refuzimi i testit të alkoolit, “Perandori” Adriano në telashe

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një SUPER KROSIMI nga Verratti, Pessina ndëshkon Uellsin (VIDEO)

Delo.autor

PARALAJMËRON KAMPIONIN KHABIB/ Justin Gaethje: Grushtet e mia shkaktojnë dëme dhe gjak

Delo.autor

Leave a Comment